Probleme me sponsorin e shumëpritur që në startin e Superiores, FSHF injoron totalisht Ligën

Sep 21, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Vendimet e sotme të Komisionit të Disiplinës të FSHF kanë treguar se si pavarësisht trumbetimit që i bëhet Ligës dhe “pavarësisë” të saj nga organi që drejton futbollin në vendin tonë, gjithçka vazhdon të jetë nën hyqmin e FSHF-së që ka marrë “de jure” dhe “de facto” të gjitha kompetencat.

lIGA PROFESIONISTE

KDS sot ka dënuar klubin e Teutës me gjobë, pasi nuk ka vendosur në mëngën e fanellës logon e sponsorit te ri të Kategorisë Superiore siç parashikonte kontrata mes palëve. Për të njëjtën shkelje është paralajmëruar edhe Partizani.

Por ky dënim është absurditet pasi në teori, kontrata e sponsorit është lidhur me Ligën dhe çdo masë duhet ndërmarrë nga kjo e fundit, pa ndërhyrjen e FSHF-së. Për shembull, Liga mund t’i heqë një përqindje të parave që përfitojnë klubet derisa ato të respektojnë detyrimet kontraktuale të palëve dhe çështje të tilla nuk kanë arsye pse përfundojnë në komisionet juridike të FSHF-së. Në rastin konkret, Teuta është ndëshkuar me një gjobë financiare, me para të cilat përfundojnë në arkat e FSHF-së, e cila përfiton financiarisht për diçka që nuk është e saj.

Në teori, pasi në praktikë vendimi tregon qartësisht se Liga i përket FSHF-së dhe vazhdon të shfaqet kur nevojitet vetëm si zgjatim i kësaj të fundit, edhe pse trumbetohet si vullnet i lirë i 10 presidentëve të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura