“Prindërit u ndanë, s’kishim shtëpi ku të rrinim”/ Granit Cana flet për familjen dhe rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e tij

Oct 27, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Granit Cana dhe Semi Jaupaj nisën të bisedonin me njëri-tjetrin mbrëmë, gjatë kohës që të tjerët në dhomën e dënimit ishin në gjumë. Ish-futbollisti rrëfeu për herë të parë një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë, atë të ndarjes së prindërve.

granit cana

Cana zbuloi se ishte vetëm 14 vjeç kur divorci ndodhi dhe si rezultat, figura e babait i ka munguar shumë në shtëpi. Sipas konkurrentit, babi i tij u martua me një grua tjetër, me të cilën ka edhe një djalë, pra Graniti ka një gjysmë vëlla.

Ai shtoi se pas ndarjes, së bashku me motrën dhe nënën, u larguan në Zvicër, por nuk kishin para dhe as shtëpi për të jetuar.

fifi granit cana (3)

Jam kom në tetë vjeçare kur janë ndarë prindërit. Që nga ajo moshë jam rrit pa prezencën e babit. Babi është martu me gruan e dytë, ka bërë një djalë me atë. Kurse unë jam rrit me amin edhe motrën. Prej asaj moshe, vetëm unë jam mashkulli aty.

Shumë i vogël kam qenë. Ka pas momente të them të drejtën kur e ndjeja shumë mungesën e tij. Nuk takoheshim, Ka qenë situatë e vështirë, sepse në Zvicër ka pas probleme me shtetin edhe kur erdhëm në Prishtinë unë ndejta me mamin edhe më pas nuk ka kontribu shumë në familjen tonë.

fifi granit cana (4)

Mami për këtë arsye them gjithmonë që është sakrifica jonë. Kur kemi shku në Zvicër, 18 vjeç ka lind motrën, 20 vjeç, mu. Edhe përveç ne të dyve ka qenë edhe vëllai i vet 15 vjeç. Mamit i ka rënë tre persona me i rrit se edhe daja nën moshë. Babi ka pas probleme me shëndetin, kurse mami ia ka dalë vetë për tre vjet.

 Pesë vite s’e ka parë nënën e vet se atëherë s’ka pas telefona. Më kujtohet një moment kur kam qenë me motrën duke prit jashtë dhe në një moment mami nisi të qajë me të madhe. Në s’e dinim ça ka ndodh. Pa në lajme që i vdiq mami edhe pesë vite nuk e kishte parë.

fifi, granit cana (3)

Mas luftës, mami vendosi që të kthehej, se edhe babi ka pas probleme me shtetin. Kur u kthym, u ndanë prindërit. Unë dhe motra me mamin deshëm me shku me jetu te gjyshi, babi i mamit, se s’kishim ku me nejt. Derisa nisi mami dhe daja me punu përkthyes dhe me para arritëm me ble një banesë. Sot pas 22 vitesh e maj men atë banesë në Prishtinë”,- rrëfeu Graniti.

fifi granit cana (2) fifi granit cana (3) granit cana genta xana granit cana2 granit cana5 granit cana7 granit cana6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura