Presioni i ndërkombëtarëve/ “Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor”- Yuri Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën

Nov 25, 2020 | 14:23
SHPËRNDAJE

Presioni ndërkombëtar për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetutese sa vjen dhe shtohet. Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë vendosur 31 dhjetorin si afatin për ngritjen e saj.

kim soreca tusha

Dy diplomatët kanë zhvilluar sot një takim  me kryetaren e KED, Vitore Tusha.

“Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që … të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.

Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi“, shkruan në twitter, Yuri Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura