Pas paralajmërimit të Metës për tubim në 2 mars, reagon ministri Lleshaj dhe paralajmëron: Policia e Shtetit do hyjë në historinë e planetit …

Feb 19, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

Pas thirrjes së Presidentit të Republikës Ilir Meta se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’ ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

sander lleshaj

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se ka ardhur koha që të kornizohet me ligj funksionimi i institucionit të Presidencës.

Për Lleshajn Republika Parlamentare nuk diskutohet, por respektohet dhe ndërsa ka bërë të ditur se policia do të ndërhyjë në tubimin e Presidentit në 2 mars, që e ka quajtur antiqeveritar.

Ministri Lleshaj në Twitter:

Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura