Presidenti Meta pret në një takim lamtumire Ambasadorin e Serbisë: Bashkëpunimi rajonal i dobishëm në trajtimin e pandemisë, të vijojmë në këtë drejtim

Jun 16, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç.

Me një shënim në facebook, Presidenti shkruan se vlerësoi veprimtarinë e gjatë profesionale të Ambasadorit, si dhe përpjekjet e tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

meta

Meta shton se ka potenciale ende të pashfrytëzuara për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, duke theksuar se duhet të vijojë bashkëpunimi rajonal në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Postimi i plotë:

Sot prita në takimin e lamtumirës Dekanin e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç.

Vlerësova veprimtarinë e gjatë profesionale të Ambasadorit Zariç, si përfaqësues diplomatik në Tiranë, si dhe përpjekjet aktive të Tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Shpreha kënaqësinë që përmbajtja e marrëdhënieve midis dy vendeve është pasuruar me zhvillime të reja, falë angazhimit për t’i shërbyer jo vetëm bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, por edhe si detyrim ndaj të ardhmes së përbashkët europiane.

Duke ju referuar treguesve në rritje të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, theksova gjithashtu potencialet ende të pashfrytëzuara për bashkëpunimin tonë.

Vlerësova se, ndërsa përballemi me sfida të pashembullta për shëndetin tonë publik dhe ekonominë, bashkëpunimi rajonal ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe se duhet të vijojmë në këtë drejtim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura