Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e Ilir Dashit, mik i paharruar

Sep 19, 2021 | 16:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.

ilir dashi1

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar. Ai ngushëllon familjarët, miqtë dhe kolegët.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij! Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Presidenti Meta.

Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen.

Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës.

Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura