Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI, mesazhet prekëse: Ikje e parakohshme

Sep 19, 2021 | 15:30
SHPËRNDAJE

Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë sot nga jeta. Ende nuk dihen shkaqe e vdekjes së parakohshme nga jeta të Dashit, ndërsa kolegë dhe miq kanë konfirmuar lajmin duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.

ilir dashi

Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen.

Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës.

Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

“Nje lajm i trishte per artin shqiptar eshte ndare sot nga jeta aktori i mirenjohur Ilir Dashi! (1956 – 2021)??#KinematografiaShqiptare shpreh ngushellime familjes,miqeve dhe kolegeve”, shkruan faqja Kinematografia shqiptare ne Facebook.

Ndersa Petrit Vasili shkruan: Ilir Dashi nuk eshte më. Humbja e nje miku dhe shuarja e nje miqesie prej me shume se kater dekada dhemb shume. U prehsh ne paqe mik!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura