Ngjela në krah të Veliajt: Hiq korrupsionin, bëj pakt me Ramën për të qeverisur Tiranën

May 26, 2015 | 19:56
SHPËRNDAJE

Avokat Spartak Ngjela ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim elektoral në njësinë numër 2, Ngjela i ka kërkuar Veliajt që të shpëtojë kryeqytetin nga korrupsioni dhe ta kthejë atë në një qytet evropian, pasi kështu ai do të futet edhe në histori, siç tha Ngjela, duke nënvizuar se korrupsioni është ai që po i ha shpirtin Tiranës. 

Spartak Ngjela

“…pavarësisht menaxhimet në ministri që ju e dini…nuk ka kapacitet për.. është i parrokptueshëm vlerën më të madhe që ka sepse më lejoni t’ja kërkoj botërisht këtu, hiqi korrupsionin këtij qyteti se po i merr shpirtni moralitetit dhe mirëqënies së kryeqytetit shqiptar. Tmerr. pashallëk…hiqja hiqi korrpsionin të mbetesh në histori…hiqi korrupsinin kryeqytetit, merr modelin tënd të dinjitetit, të freskisë intelektuale moderne. Askush s’të lë pa paguar për Tiranën, por jo me korrupsuion”,- tha ai.

Ngjela i ka sugjeruar Veliajt që këtë gjë mund ta arrijë së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama me të cilin mund të krijojë një pakt. Sipas tij, për të luftuar dhe zhdukur këtë fenomen negativ, siç është korrupsioni, do ketë edhe dhimbje, por qytetarët do të shpëtojnë.

“Krijo marrëveshje me kryeministrin aktual dhe bëni një kryeqytet evropian, do ketë dhimbje, prishje, por do na shpëtoni. A e shikoni çfarë smogu ka? Hiqja! Pse? Sepse ka cilësinë që nuk është i korruptuar dhe di të zgjedhi alternativën më të mirë…do të mbetesh si njeri me dinjitet dhe unë besoj se do jesh, bëj marrëveshje me kryeministrin shqiptar, ktheje në kryettet evropian dhe hiqi kiorrpusionin, të gjitha pastaj vijnë vetë…hiqi atë ti shërbej të dy krahëve, shërbeji njeriut. Jam i bindur për këtë, është hera e parë që vjen një kryetar bashkie në këtë moshë në këtë qytet, por ky është o risku, o fitorja, ne anojmë nga fitorja. Zoti Veliaj, unë besoj se ti do ta bësh!”,- përfundoi fjalën e tij Ngjela.

Premtimi i Veliajt: Në 100 ditë shpërndajmë banesat sociale

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar sot se në 100 ditën e para të tij në krye të bashkisë do të bëjë të mundur shpërndarjen e banesave sociale, të cilat qëndrojnë të bllokuara për më shumë se katër vjet.  

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj

“Ne kemi njerëz që flenë në rrugë, ndërkohë që bashkia ka apartamente që flenë bosh. Kjo është një arsye që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, do të fillojmë me shpërndarjen e banesave sociale”, tha Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj premtoi edhe hapjen e 2 mensave sociale, ku do të mund të ushqehen njerëzit në nevojë, si edhe hapjen e 5 qendrave ditore për të moshuarit.

Veliaj nënvizoi se prej 4 vitesh cilësia e shërbimeve sociale në Bashkinë e Tiranës ka degraduar, dhe se familjet e pastreha vazhdojnë të presin më kot për shpërndarjen e 385 banesave sociale të përfunduara vite më parë, ndërkohë që Tirana mbetet një qytet jo i qasshëm për personat me Aftësi të Kufizuar.

“Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me fëmijë që lypin ose punojnë, edhe pse kjo është në shkelje e të drejtave të tyre. Edhe ata fëmijë që janë hequr nga rruga, janë hequr nga MMSR, një nismë së cilës bashkia nuk iu bashkua”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura