Pranga drejtorit të LSI/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për aferën 5 mln$: Kontroll banesave edhe pas orës 20:00

Feb 2, 2018 | 12:37
SHPËRNDAJE

Zbardhet vendimi qe coi ne pranga ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI. Pas kallëzimit penal të bërë pak kohë më parë  prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI.

dashamir-xhika

Sipas kerkeses se organit te akuzes jane leshuar 11 urdhër-arreste, pas akuzave per abuzim me detyrën ne ndërtimin e rrugës së Gjinarit, e cila ka nisur si procedure qe ne vitin 2009.

Ne fillim u njoftua shoqerimi dhe ndalimi i Dashamir Xhikes, e me pas edhe arrestimi i tij per aferen 54 milione dollare. Xhika ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017 dhe eshte i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërsa mëngjesin e sotëm u arrestuan edhe 5 personat e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi masës e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasit Andi Toma (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve nga viti 2008-2013), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën, ndërsa Rezarta Bokçiu është me arrest shtëpie.

 

vendim

vednim2 vendim3 vendim4 vendim5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura