Pranga 18 personave, për vepra të ndryshme penale. 61-vjeçari aksidentoi 3-vjeçaren në Patos

Apr 18, 2015 | 17:20
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka vënë në pranga disa persona të shpallur në kërkim. Burimet thanë se shtetasi Alfred Beqiri, 36 vjeç, banues në Domje, u vu në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në vitin 2012, e ka dënuar me 7 vjet burg, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë  është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Anton Narkaj, 25 vjeç, banues në Bratosh, Malësi e Madhe, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për vjedhje me armë, pasi ka qenë me leje dhe nuk është kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit, në burg në Shënkoll. 

Arrestime nga Policia, foto ilustruese

Gjithashtu nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Halit Toska, 29 vjeç, banues në fshatin Suk 2, sepse Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2014, e ka dënuar me  2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Nga Specialistët e Seksioni Kundër Krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur  në kërkim Saimir  Kasapi, 26 vjeç, banues në fshatin Potgorie, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë”. 

Gjithashtu nga Shërbimet e Policisë Kufitare në SPKM Morinë në  hyrje, u kap shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar Ferid Ademi, 45 vjeç, banues në Drenas, sepse Gjykata e Suboticës në Serbi, në vitin 2005,  ka dhënë masën “Arrest në burg“, për  veprën penale të “Prodhimit  e trafikimit  të lëndëve narkotike”. 

Në një njoftim të dytë, policia njoftoi se 8 persona janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale, si dhe 4 persona nga Policia rrugore. Policia e Shtetit ka bërë me dije se në Shkodër është arrestuar në flagrance Petrit Mlloja 42 vjeç, banues në lagjen Bahçallëk, sepse ka plagosur rëndë me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë, shtetasin S.V, vjeç 46.

Në Pogradec, është arrestuar në flagrancë shtetasi Maksim Baçi, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë me 20 fishekë pa leje.

Në Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Andi Simoni 25 vjeç dhe Justin Doda, 32 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Shijak, sepse në orën 03.00, në fshatin Katund Sukth, kanë plagosur me automatik shtetasin J.V 29 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, i cili ndodhet në spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 4 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një automatik model 56 me nr. 1206301, një krehër me 26 fishekë dhe në mjetin e tij me targë AA 286 JV u gjetën 6 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

Njëkohësisht nga Efektivat e Policisë Rrugore në gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues automjetesh. Njëri prej të cilëve ka aksidentuar fëmijën Q.B, 3 vjeçe, banuese në fshati Patos. Vajza mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga është vënë shtetasi Qemal Kapaj, 61 vjeç, banues në Ballsh. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Ballsh, ku 61-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 144 DT.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura