“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”/ Blogerja turke mahnitet nga interpretimi i Alban Ramosajt. Artisti performon në mes të Stambollit (VIDEO)

Jan 23, 2022 | 10:54
SHPËRNDAJE

ALBANI8-780x439Këngëtarit të njohur shqiptar, Alban Ramosaj, i ka ndodhur diçka interesante në Stamboll. Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Ëhitney Houston, “I Will Always Love You”.

Blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.

Nga ana e saj, blogerja Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, ndersa ai i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.

Alban Ramosaj e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSh, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe.

© Panorama.al

Te lidhura