Basha: Ja kushtet për bashkëpunim me Ramën, të pranojë ofertën tonë ose largohet në 21 qershor

May 26, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se do të bashkëpunojë me qeverinë për të realizuar platformën e opozitës, e cila përfshin uljen e taksave dhe heqjen e kamatëvonesave të faturave të energjisë elektrike.

Në takimin e zhvilluar dje në Durrës, Basha theksoi se më 21 qershor do të votohet jo vetëm për bashkitë, por do të jetë një votë për ofertën kombëtare të PD-së. Ndaj Basha theksoi se “Me votën e 21 qershorit, qeveria do të pranojë platformën tonë ose përndryshe do të largohet”. 

Agron Duka

BASHKËPUNIMI
Gjatë takimeve në Lezhë dhe Shën Koll, kryetari i PDsë, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD.

“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete, por është shërbimi ndaj jush”, tha Basha gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së Fran Frrokaj.

Kryetari i PD-së theksoi se në Kuvend, opozita i dha mundësinë maxhorancës të votonte për premtimet e dhëna në fushatën e vitit 2013 por amendamentet u rrëzuan. 

Grida Duma
VOTIMET
Në hapjen e fushatës së republikanëve në Durrës, Basha e cilësoi kandidaten e opozitës Grida Duma si “emblematikja e nisjes së re”.
“Fryma e fitores nga Durrësi përfaqësohet nga Grida Duma dhe në Tiranë nga Halim Kosova”, tha Basha në takim. Duke ironizuar me sloganin e PS-së “Drejtimi i Duhur”, Basha theksoi se kjo shprehje ka vlerë vetëm për Kryeministrin.
“Drejtimi i duhur është për të, kur bredh në Shqipëri si turist, kur shkon të vizitojë mercedesin dhe 100 metër më tej, për turpin e tij, është kampi me refugjat shqiptar”, tha Basha, ndërsa shtoi se “Më 21 qershor kartonat nuk i ka Edi Rama, nuk i ka Ilir Meta”. Basha u shpreh i bindur se platforma e opozitës do të ketë mbështetjen e zgjedhësve. Ndaj ai shtoi se “Jemi gati të shtrijmë dorën e bashkëpunimit me këdo për ofertën. Nëse jo ka vetëm një rrugë përballja me popullin deri në fund”.
Lulzim Basha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura