Popullsia po plaket, ja kush rrezikon

Aug 31, 2012 | 13:51
SHPËRNDAJE

Gati ligji i ri për moshën e tretë. Do shtohen qendrat rezidenciale. Aktualisht trajtohen 1800 të moshuar.

Ksera: Shërbim social do ofrohet për të moshuarit edhe në shtëpi.

Shqipëria nuk i shpëton dot fenomenit të plakjes së popullsisë që ka përfshirë gjithë Europën. Ndonëse jemi një vend me moshë relativisht të re, projeksionet demografike për vitet në vijim paralajmërojnë rritjen me ritme të shpejta të moshës së tretë. Mbështetja me shërbime sociale për këtë kategori është detyrim që shteteve me popullsi të plakur u kushton jo pak. Pesha bëhet edhe më e rëndë për vende jo shumë të zhvilluara si i yni.
Aktualisht të moshuarit zënë 9% të popullsisë në Shqipëri, ndërkohë që në vendet e tjera të Europës kjo shifër arrin në 20% të popullsisë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura