Poni rikthehet në duet me Shkumbin Ismailin

Aug 3, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

poni-shkumbin
Rikthimi i saj në skenë me projekte të reja do të ndodhë shumë shpejt. Këngëtarja e muzikës popullore, Poni, ka menduar që këtë herë të rikthehet me një duet interesant duke bashkuar vokalin me këngëtarin nga Tetova, Shkumbin Ismaili.

Poni kishte kohë që nuk ka realizuar një duet të ri pas atij të fundit me Artiola Toskën, ndërsa Shkumbini gjithashtu viteve të fundit nuk kishte realizuar ndonjë projekt me këngëtarë nga Shqipëria, edhe pse në vendin tonë është shumë i kërkuar nëpër ambiente dhe lokale ku preferohet muzika live. Kënga pritet të jetë verore, por jo me shumë ritëm duke i shkuar për shtat  muzikës së lehtë të dy këngëtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura