Polonia “djeg” Çanin: Kushton 2 milionë euro

Nov 3, 2012 | 15:13
SHPËRNDAJE

Edgar Çani është një sulmues me të ardhme të madhe dhe nëse sot do të ishte pjesë e ndonjë klubi që militon në ndonjë nga kampionatet më të rëndësishme evropiane, mund të kushtonte të paktën 2 milionë euro. Por nëse luan te Polonia e Varshavës, vështirë se mund të paguajë ndonjë skuadër një shumë marramendëse. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar presidentin e klubit polak që t’i vërë çmimin prej 2 milionë eurosh kartonit të Çanit. “Po, Edgar Çani është në shitje dhe mund të largohet që në janar. Nëse ndonjë klub interesohet për të, atëherë duhet të paguajë 2 milionë euro”, ka thënë numri një i klubit, Ireneusz Krol. Një shifër e tillë, më shumë se sa produkt i arsyes dhe logjikës, është një formë hakmarrjeje kundrejt sulmuesit të pabindur. Pasi zor se mund ta paguajë ndonjë klub një shumë të tillë dhe nëse Krol nuk reflekton, Çani duhet të qëndrojë aty deri në vitin 2015, dhe kjo do ta dëmtonte tej mase. Alban Meha nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen që Paderborni fitoi 2-0 dje në transfertë kundër Jahn Regensburgut, ndërsa Mavraj luajti si titullar në barazimin 1-1 të Grojter Fyrthit kundër Eintraht Frankfurtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura