Politikanë, gazetarë dhe artistë festojnë në darkën madhështore të “IHB Group” (foto)

Dec 30, 2012 | 11:45
SHPËRNDAJE

Protagonistë të politikës, medias dhe artit kanë festuar të enjten në mbrëmje në hotel “Rogner”, së bashku me stafin e “IHB Group” atmostërën e ndërrimit të viteve, duke i uruar njëri-tjetrit një Vit të Ri sa më të mbarë në 2013-n. Tashmë është kthyer në traditë, që protagonistë, bashkëpunëtorë e miq të Grupit, të takohen bashkë çdo fundvit për të ndarë miqësisht këtë natë argëtimi mes tyre, një organizim mbresëlënës i përvitshëm nga “IHB Group”. Në darkën e së enjtes kanë qenë të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i LSI, Ilir Meta, kryetari i FRD, Bamir Topi, Kreshnik Spahiu etj, të cilët u ulën pranë Presidentit të Kompanisë, Irfan Hysenbelliu. Në darkën ku ishin ftuar të këndonin “live” Merland Kademi e Xhoi, të ftuarit preferuan të shijojnë muzikën duke kërcyer për orë të tëra. Për të pranishmit e tjerë, njerëz të njohur të medias dhe artistë, për më shumë shijoni fotot.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura