“Politika e qeverisë për ndihmën ekonomike jo efikase”- Arben Malaj: Duhet hapje pa fashë orare

May 7, 2020 | 23:19
SHPËRNDAJE

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS, ekspert i njohur i financave, Arben Malaj thotë se paketa e qeverisë për ndihmën ekonomike nuk ka pasur efikasitetin e duhur.

Arben-Malaj

“Politika e qeverisë për ndihmën ekonomike s’ka qenë efikase”, ka thënë ai në emisionin “Open”.

Malaj thekson se ekonomia duhet të hapet pa fashë orare.

“Duhet një hapje ekonomisë, pa fashe orare. Pandemia ka prekur sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Duhet hapur më shpejt zinxhiri i funksionimit brenda vendit. Hapet Tirana, por nuk vijnë dot nga rrethet për furnizime. Ajo që duhet të bëjmë më shumë debat është si të kthehet më shpejt puna në aktivitetin ekonomik”, nënvizon ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura