Policia zbardh misterin e çantës së dyshimtë pranë ambasadës amerikane

Jun 26, 2016 | 6:56
SHPËRNDAJE

Ks rezultuar alarm fals zbulimi i një çante në rrugën e Elbasanit. Policia ka zbardhur misterin e çantës së lënë pranë ambasadës amerikane në Tiranë pas paraqitjes së një qytetari.

Ambasada Amerikane ne Tirane
Ambasada Amerikane ne Tirane

Pas rrethimit të zonës, qytetari ka bërë me dije se është ai personi që ka harruar çantë që shkaktoi alarm.

Duke u kërkuar ndjesë forcave të Policisë për shqetësimin e krijuar, qytetari ka pohuar se e kishte harruar nga vapa dhe se ishte i gëzuar që e gjeti sërish çantën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura