Policia sqaron aksidentin me 6 të plagosur në Prrenjas, dalin pamjet e para (video)

Aug 27, 2018 | 16:39
SHPËRNDAJE

6 te plagosur, mes tyre nje femije eshte bilanci i aksidentit qe ndodhi kete te hene ne Prrenjas.

Sipas policise se Librazhdit, e cila ka dale me nje informacion paraprak, behet me dije se në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, në fshatin Prrenjas, mjeti me targa AA 117 lA, me drejtues, shtetasin S.S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AW89560G me drejtues shtetasin maqedonas I Ll. 36 vjeç , banues ne Strugë Maqedoni.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset T.S., 75 vjeçe, Gj.K,80 vjeçe, E.K.,85 vjeçe banuese në Tiranë, të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45 vjeçari nga Tirana, si dhe janë aksidentuar edhe  shtetasit maqedonas M.Ll.31 vjeç , E.Ll.12 vjeç,. Q.Ll pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi maqedonas,  të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sipas tvklan, të plagosurit janë, Eleni Koçani nga Korça dhe Zibrisha LlogaIstref Lloga, Mendime LlogaErmal Lloga, Qemal Lloga dhe Gjinovefa Koçani nga Maqedonia.

prrenjas aksident prrenjas aksident2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura