Policia reagon zyrtarisht për aksidentin e eskortës së Bushatit

Apr 8, 2016 | 22:26
SHPËRNDAJE

Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentimin e eskortës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Në komunikatë thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në vendin e quajtur “Ura Fanit”.

Automjeti me te cilin levizte Bushati
Automjeti me te cilin levizte Bushati

Në aksident janë përfshirë dy mjete të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Bëhet fjalë për një përplasje mes makinës ku udhëtonte ministri Ditmir Bushati dhe një automjet që ishte pjesë e eskortës.

Komunikata

Sot me datë 08.04.2016 në orën 18:30 në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të Autostradës Kalimash-Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasoje vetëm dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ne njërën prej të cilave ndodhej Ministri Ditmir Bushati.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet administrative nga Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Mirditë për t’u trajtuar nga kompanitë e sigurimit për dëmin e shkaktuar. Ministri Bushati dhe të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në të dy mjetet nuk kanë asnjë dëmtim.

Automjeti i dytë i eskortës së ministrit Bushati
Automjeti i dytë i eskortës së ministrit Bushati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura