Policia me motorë të rinj, Tahiri: Të mos lejojmë që krimi të jetë para nesh

Feb 9, 2016 | 12:30
SHPËRNDAJE

Qëllimi është që të sfidohet bota e krimit, të cilët me mjetet e tyre të zhvilluara arrijnë që të jenë gjithnjë një hap para krimit.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot teksa janë prezantuar motorët e rinj të Policisë së Shtetit.

“Sfida për të bërë më të sigurtë këtë vend s’është as e një dite, muaji apo viti, por që të bashkojë kapacitetet më të mira, mundësitë për të përmirësuar infrastrukturën dhe teknologjinë.
tahiri motoret
E dimë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastukturë që është shpesh shumë hapa para policisë së shtetit ndaj është detyra jonë që të jemi në gjende të reagojmë në mënyrë efektive që të mos lejojmë që krimi të jetë para nesh, përvec kamerave të trupit, policia pasurohet edhe me këtë njësi operacionale të lëvizshme.
Modernizimi i policisë, teknologjisë, është rruga e duhur për të pasur rezultate të qëndrueshme në kohë në luftën kundër informalitetit, kriminalitetit, duhet të forcojmë kapacitetet e policisë…”,- tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura