“Polici” ikën nga Portokallia, spektakli i humorit mund të mos nisë?!

Sep 20, 2017 | 19:25
SHPËRNDAJE

Florian Binaj, aktori më i dashur i Portokallisë, nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli të Top Channel.

52-7-666x381

Dritare.net informon se për shkak të mosmarrëveshjeve, aktori i dhjetëra roleve, sot i komunikoi regjisorit Basha, largimin përfundimtar.

Portokallia duhej të niste në 1 tetor, por pas largimit të Florit, Besit , Erionit etj, nisja e spektaklit është e rrezikuar.

Ndërsa për Florin, nis nga nesër një jetë tjetër jashtë Portokallisë. Paҫ rrugë të mbarë Flori. Je më i miri!/dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura