“Policët që prekin votën do përfundojë më keq se ata të Mubarakut”- Presidenti Meta sulmon Ëngjëll Agaçin: Është përgjegjësi kryesor për të gjitha…

Nov 23, 2020 | 22:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta i pyetur nëse është e mundur që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda këtij viti, lëshoi akuza të forta në drejtim të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

metaa

Sipas Presidentit, Agaçi synon të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese, pasi ai është autori i shumë koncesioneve të qeverisë.

Ëngjëll Agaçi që kontroll reformën në drejtësi do të bëjë çdo gjë që të ketë një gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur kanë ardhur por shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së dhe se Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të ishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar Presidenti nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa gjykatë kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë çdo gjë dhe kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai.

Megjithatë, Ilir Meta tha se i ka mbajtur të gjitha shënim dhe pas 25 prillit të gjithë do të japin llogari. “Shorti i KED do të hidhet në momentin më të parë. Është bërë qëllimisht për ta lënë pa gjykatë Kushtetuese edhe tani përpjekjet bëhen për ta kapur këtë institucion. Ditën e fundit të parlamentit kanë ndryshuar ligjin për betimin e anëtarëve të gjykatës së lartë te Presidenti, që nuk është ceremonial, por verifikimi nga një institucion i pavarur si presidenti. Tre anëtarë të kushtetueses do të zgjidhen nga gjykata e lartë dhe kanë dashur të mbulojnë të gjitha shkeljet dhe të marrin tre anëtarët. Ilir Meta ua ka bërë të qartë, vendi është pa gjykatë kushtetuese, qytetarët janë pa mbrojtje. Ilir Meta ka mbajtur shënim cdo gjë, i ka të dokumentuara, me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe me parlamentin e ri dhe demokracia në Shqipëri do të marrë atë dimension, që duhet marrë, duke çuar në qeli ata që kanë bërë krime kundër kushtetutës dhe që e kanë lënë Shqipërinë pa gjykatë Kushtetuese”, shtoi.

Kreu i shtetit paralajmëroi edhe forcat e rendit që do të cenojnë procesin zgjedhor. “Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak”, nënvizoi ai.

Ilir Meta tha se pas 25 prillit do të fillojë një epokë e re me dy gjëra të paprekshme.  “Teatri do të rindërtohet sikur ka qenë. Polakët rindërtuan të gjithë Varshavën dhe ne do ta rindërtojmë Teatrin. Dy gjëra do të jenë të paprekshme në epokën e re, pas 25 prillit, kushtetuta, dhe së pari do të bëhen shembull ata që e kanë dhunuar procesin deri tani dhe e dyta, vota. Do të hapen hetimet edhe për Shijakun dhe Dibrën, cdo gjë është mbajtur shënim. Këto janë dy cështjet themelore të Shqipërisë, pasi Kushtetuta është cdo gjë, është siguria, paprekshmëria, e pronës, e të drejtës individuale. Nëse kemi një kushtetutë të fortë që respektohet nga të gjithë, jemi të gjithë të sigurt dhe barabartë”, thotë Meta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura