Po transportonte emigrantë, arrestohet 39 vjeçari në Kamzë. Po i çonte drejt…

Nov 3, 2019 | 11:22
SHPËRNDAJE

Një 39 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Kamza” pasi po kryente transportin e paligjshëm të emigrantëve.

pranga

Policia sqaron se burri me iniciale I.Q, banues në Bathore po transportonte 6 shtetas nga Iraku dhe Siria në drejtim të Shkodrës. Ata do të vijonin udhëtimin e tyre drejt shteteve të Evropës Perëndimore.

Njoftimi

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.

Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës  për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz,  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura