“Po s’paguan 20%-in…”, ish deputeti tregon ‘skemën korruptive ku janë qindra biznese’: Këtë situatë ja kush e zgjidh

SHPËRNDAJE

spahiu

Ish deputeti i LSI nxjerr nje shifer dhe thote se “mbi 100 milion euro është shuma për t’ju rimbursuar nga TVSH qindra bizneseve, dhjete herë më e madhe se gjashtë vite më parë”.

Ne nje postim ne FB, Spahiu thote se “rimbursimi është kthyer një nga skemat më korruptive ku qindra biznese nuk marin mbrapsh paratë e tyre pa paguar rryshfet, minimalisht 20%”.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni i një administrate të keq paguar por dhe të politizuar.

Mbi 100 milion euro është shuma për t’ju rimbursuar nga TVSH qindra bizneseve, dhjete herë më e madhe se gjashtë vite më parë.

Rimbursimi është kthyer një nga skemat më korruptive ku qindra biznese nuk marin mbrapsh paratë e tyre pa paguar rryshfet, minimalisht 20%.

Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind e bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Pra:

Rënies së ritjes ekonomike.
Rritjes së borxhit publik.
Uljes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat.
Raporteve të degraduara të sistemit të sigurimeve dhe pensioneve.
Uljes së investimeve direkte.
Mungesës së investimeve të huaja.
Klimës së përkeqësuar të të bërit biznes.
Largimit masiv të popullatës.
Hedhjes në rrugë të prodhimeve bujqësore, mund një vjeçar i qindra fermerëve, i vë kapakun, KORRUPSIONI.!!!

Një shtet komplet i degraduar.

Situatë që vetëm VOTA e zgjidh.

(I) Ulje e barres fiskale mbi biznesin dhe individin:
Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një takes të sheshtë prej 10% për tatim fitimin, te ardhurat personale.
(ii) TVSH 0% per prodhimin bujqesor
(iii) TVSH 6 % per produktet e shportes;
(iv) Heqja e pageses se TVSH-së në doganë.
(v) Pagese fikse tatimi prej 30 mije leke ne vit per gjithe bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milione leke ne vit.
(vi) Heqja e tatimit te transferimit te pronesise se pasurive te paluajtshme.
Pagesa vetem 1% takse mbi shumen e transaksionit. Per blerjen e shtepise se pare, pagesa eshte 0.
(viii) Ulje e tavanit te taksave vendore per ti dhene fund abuzimit me to.
(ix) Mbeshtetje me grand 20000 Euro per start-up-et.

Janë pjesë të programit të LSI..!!!

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.