‘Po ça korruptim o ti. O ma, thuaj babit të marri atë shokun në telefon’, shoferit i vihen prangat pas gabimit që bëri

Jan 25, 2020 | 12:10
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.

policia-arrestim

Gjate patrullimit, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.

Por, ne momentin qe iu kerkuan dokumentet ai futi edhe para brenda letrave.

Ca jane keto?- pyet polici

Nje kafe, i thote shoferi. Por, pas kesaj atij i komunikohet akuza, e nderkohe merr mamane ne telefon, te ciles i thote: O ma, i thuaj babit te marri cik ate shokun ne telefon.

Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim
# ZbatoRregullateQarkullimit
# SiguriaNeRrugeNukBlihet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura