Plori i sinqertë: Nuk e kisha çuar ndërmend të sulmoja Skënderbeun, eksperienca bëri diferencën

SHPËRNDAJE

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, në intervistën për “Supersport” pas humbjes me Skënderbeun, deklaroi se ekipi që kishte përballë kishte më shumë cilësi, dhe eksperienca bëri diferencën në fushë.

plori

Çfarë nuk shkoi sot?

E kemi ditur, që në fillimin e javës e dinim kush ishte Skënderbeu. Doja që pjesën e parë ta mbyllnim në barazim. Deri në momentin e golit, skuadra po qëndronte mirë brenda fushe, por nga një gabim i joni ata na ndëshkuan. Kjo gjë na çoroditi, pasi skuadra nuk ka aq eksperiencë në Superiore.

Befasuat me Domgjonin shumë të avancuar…

Domgjoni ka shpejtësi, ka tipare dhe cilësi të mira, dhe mendova ta mbivendosja në fushë. Këto janë mendime para ndeshjes, dhe ndonjëherë del mirë, dhe ndonjëherë jo.

Jeni i mërzitur me pjesën e parë, ku po luanit me një 9 fals?

Jam mërzitur prej dublimeve të krahëve, që nuk ishin në lartësinë e duhur, gjithashtu edhe shtyrja në mesin e fushës. Ishim shumë të avashtë kur shkonim drejt lojtarëve të tyre. Kemi mundësi t’i rregullojmë, dhe kjo nuk më pëlqeu pjesën e parë. Në të dytën, rrezikova më tepër, dhe Çutrën e ktheva në mbrojtje, dhe kalova me 5 sulmues. Kishim mundësi të rihapnim ndeshjen, por nuk e bëmë, dhe pësuam golin e tretë.

U dukët pak të trembur, kur vinit nga një sukses javën e kaluar. Sa e vështirë do jetë të mbani një ecuri pozitive?
U dukëm një skuadër e vogël, pasi edhe Skënderbeu ka cilësi. Ekipi im u fut në fushë me synimin që të kalonim minutat dhe të nervozonim kundërshtarin. Prandaj nuk futa edhe shumë sulmues në fushë. Prandaj skuadra duket e hutuar, pasi nuk ka shumë mundësi para.

E kishit menduar të sulmonit Skënderbeun?

Të them të drejtën, nuk kam dashur të sulmoj që në fillim Skënderbeun. Duke ditur aftësitë e lojtarëve të tyre të krahut, dhe Muzakën, isha i bindur të luaja kështu, dhe të mbrohesha.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.