Platforma e Edi Rejës, te Kombëtaret sipas pikëve. Trajneri “ngujohet” në FSHF, zbulohet strategjia e tij

Jan 23, 2020 | 12:39
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, është në Ti ranë. Arsyeja e kësaj vizite të italianit ka qenë nisja e punës për një platformë të tijën në lidhje me ekipet kombëtare. Dje, trajneri i kuqezinjve, së bashku me stafin e tij teknik janë vendosur në një nga sallat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të diskutuar, skanuar dhe vëzhguar jo vetëm elementet që janë në plan të afrohen sa më shpejt në Kombëtaren A, por edhe për të vëzhguar ekipet kombëtare të moshave. Plani i 74- vjeçarit është i qartë: në Kombëtare, në bazë të një sistemi pikësh.

reja te moshat

“Ngujimi”

Gjatë gjithë paradites së djeshme, madje me një pushim dreke dhe gjithashtu edhe gjatë pasdites, italiani ka qëndruar në ambientet e FSHF-së. Bashkë me zëvendëstrajnerët Serxho Porrini dhe Ervin Bulku si dhe bashkë me videoanalistin Alariko Rosi, kanë punuar mbi një platformë që 74- vjeçari ka në plan ta vërë në zbatim me kuqezinjtë.

Platforma “Reja” 

Trajneri i Kombëtares do të ketë çelësat e kuqezinjve edhe për katër vitet e ardhshme. E për këtë, në vendin tonë, Reja ka ardhur me një platformë të gjerë pune në lidhje me elementet kuqezi. “Panorama Sport” ka mësuar se baza e saj do të jetë një sistem pikëzimi ekzakt, pas çdo vëzhgimi që do t’i bëhet një futbollisti nga trajnerët respektivë, ose nga drejtoria e ekipeve kombëtare.

edi reja

Në bazë të kritereve bazë, një futbollist do të kategorizohet në zonën “e zezë”, pra që nuk plotëson kriteret për të qenë në ekipin kombëtar. Do të jetë në zonën “e vëzhgimit”, pra që ky futbollist meriton vëmendje imediate dhe të testohet herë pas here për të parë progresin e tij. Dhe së treti, zona “kombëtare”, pra që futbollisti meriton të jetë pjesë e ekipeve kombëtare.

Ekipet kombëtare 

Trajneri kërkon që këtë strategji pune ta vërë në zbatim së bashku me të gjithë zinxhirin e drejtorisë së ekipeve kombëtare në FSHF. Për këtë, gazeta ka mësuar nga burime pranë FSHF-së se italiani ka vëzhguar edhe videoanalizat e ndeshjeve që kanë zhvilluar skuadrat kombëtare në edicionet e fundit kualifikuese. Në këtë mënyrë, Reja ka parë me shënime edhe ecurinë e kuqezinjve në kualifikueset e këtij edicioni. Italiani, pas punës së djeshme me stafin e tij të ngushtë për ngritjen e kësaj platforme pune, sot do të ketë një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare si edhe me drejtorin e kësaj drejtorie, Xhemal Mustedanagiç.

OLSI TUJANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura