Plas sherri në Kuvend/ Noka- Ramës: Ku ke b*** ti t’i bllokosh fjalën Berishës. Ruçi e përjashton nga seanca

Oct 12, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka perjashtuar nga seanca e Kuvendit nje tjeter deputet te opozites, demokratin Flamur Noka.

Ndërprerja e fjalës së Berishës nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruci është bërë shkak për sherrin e radhës në Kuvend.

noka bllokon kuvendin

Në kohën që Berishës i mbaroi koha teksa fliste per projektlogjin e sjelle nga ministria e Jashtme per pakicat, Ruci i ka hequr fjalën dhe Berisha është ulur në vend.

Deputeti Flamur Noka ka kerkuar ti jepet fjala per procedure, por Ruci ka theksuar se nuk ka fjale epr prcedure dhe ka njoftuar deputetin Shezai Rrokaj te marre fjalen ne foltore.

Debati 

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.

Noka flet nga vendi: Fjalën për procedurë

Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë

Noka:Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar

Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë

Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar

Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës

Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura