Plas sherri në Gjirokastër/Polici ndalon shoferin e autobusit, shikoni çfarë bëjnë faturinoja e udhëtarët (video)

Aug 20, 2017 | 22:11
SHPËRNDAJE

Situatë aspak të zakontë kanë përjetuar pasditen e sotme
udhëtarët në autobusin e unazës së qytetit të Gjirokastrës, pasi
një prej policëve rrugorë ka ndaluar urbanin.


Nuk arrijmë të kuptojmë tamam
se çfarë shkelje ka bërë shoferi i urbanit, ama ajo që vihet re është se burri me bluzë ngjyrë rozë dhe ai me të zezë, fillimisht duken teksa debatojnë me njëritjetrin.
Në të vërtetë, është faturinoja ai që mundohet të fusë shoferin brenda në
autobus, në mënyrë që të mos vijojë sherri me policin. Më tej, duket shoferi ai qëafrohet tek polici dhe mundohet t’i marrë një fletë që polici mban në dorë e aty nis zënka mes të treve. Siç raportojnë qytetarët, jashtë urbanit kanë dalë edhe pasagjerët, të cilët janë munduar të shuajnë sherrin dhe i kërkojnë policit që t’i lejojë të vazhdojnë rrugën, por ai “ka bërë punën e tij”, duke mos i dëgjuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura