Plas në PD, Lefter Maliqi: Fatbardh Kadilli mik i Erion Veliajt, ka keqinformuar Bashën që mos të kandidoja në Berat

Apr 29, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi akuzon njërin prej koordinatorëve të grupeve të punës në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit, Fatbardh Kadillin, se ka keqinformuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha, që ai të mos kandidonte në Bashkinë e Beratit. Për këtë zonë Partia Demokratike ka vendosur si kandidat Kasem Mahmutajn, ndërkohë që më herët, Lefter Maliqi ishte një ndër emrat e përfolur.

 

Lefter Maliqi, majtas dhe Fatbardh Kadilli, djathtas

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Maliqi thotë se Fatbardh Kadilli është mik i Erion Veliajt dhe se ai ka ndikuar negativisht në informimin e kreut të PD-së.

 

Komenti i plotë i Lefter Maliqit në “Facebook”:

Tension,debat,keqardhje! Të nderuar miq!

Fatbardh Kadilli është njeriu që ka rrëzuar emrin tim per kandidat per kryetar bashkie në Berat. Ky mjaftist mik i Erion Veliajt ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh duke I thënë se Lefter Maliqi sfiton ne Berat. Sot ne një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht…askush nuk fiton dot ne Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj. Te nderuar miq fytyra te kalbura, te pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kandili janë ato që e cuan dhe po e mbajnë PD ne opozitë. Turp te kesh z. Kandili mos rri kafeneve ne Tiranë por zbrite ne bazë mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për cdo votë! Ne jemi optimist dhe me te fortë se kurrë ! Perpara!

Profili i Lefter Maliqit ne “Facebook”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura