“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por…”- U publikua në Tik-Tok se kishte ndërruar jetë, ironizon Adriana Matoshi: Çfarë të bësh që Zoti do që unë të jetoj?

May 8, 2024 | 22:12
SHPËRNDAJE

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një lajmi të rrem të publikuar në Tik-Tok, ku shkruhej se ajo kishte ndërruar jetë.

adriana matoshi

Me anë të një postimi në InstaStory, Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij ‘lajmi’, ndërsa më ironi është shprehur se “ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”

adrijana (1)

Më tej, Matoshi ajo nuk kurse as ironitë lidhur me emrin e saj, i cili në postimin në fjalë, nuk ishte shkruar saktë.

 “Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori, duke iu referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”.

adriana matoshi1 adriana matoshi (1) adriana matoshi (5) adriana matoshi (3) adriana matoshi (8) adriana matoshi (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura