Plani për vrasjen e Doshit, Rama: Histori me personazhe politike e gangsterë që aktrojnë

Mar 6, 2015 | 13:50
SHPËRNDAJE

TIRANE/ Histori me personazhe politike dhe gangstere qe aktrojne e ka quajtur kreu i qeveise, Edi Rama planin e treguar nga deputeti i Shkodres, Tom Doshi, per eleminimin e tij dhe te deputetit Mhill Fufi, porositur nga Meta. 

Rama duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda

Keshtu eshte shprehur Rama pas daljes nga Prokuroria e Krimeve te renda, ku dha deshmine e tij, therritur nga akuza ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen. 

“Koha kur Kryeministri i Shqipërisë e trajtonte Prokurorinë si ushqim për qentë ka mbaruar në 23 qershor të 2013-s. Uroj që ftesa për të ardhur sot, këtu, të jetë shprehje e vullnetit të Prokurorisë për ta zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj historie të shëmtuar. Publiku është marrë peng në këtë histori me personazhe politike dhe me gangsterë, të cilët aktrojnë në bazë të një skenari, që pas serisë së djeshme në parlament ka vendosur në rolin e protagonistit kryesor të filmit edhe ish kryeministrin”, tha Rama, gjate deklarates per media, pas dhenies se deshmise. 

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se shqiptaret pas kesaj presin hetim dhe jo fjale.

“Megjithatë, çfarëdo të themi ne mbeten fjalë dhe shqiptarët janë mbingopur me fjalë. Vetëm hetimi i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore të kujtdo qoftë mund ta çlirojnë edhe publikun, por edhe politikën. Unë besoj se e gjithë kjo shëmti e turpshme mund të kthehet në një mirësi për publikun dhe për politikën, nëse organi i akuzës bën me vullnet të plotë detyrën dhe nxjerr fajtorët që duhet të përgjigjen ligjërisht, kushdo qofshin. Kjo histori e shëmtuar nuk mund të mbarojë si një film dhe jeta politike e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë më tutje, nga filmi në film”, tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura