Plani i Rosell, një Champions me 64 skuadra

Nov 2, 2012 | 11:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, mendon se futbolli ka nevojë për ndryshime të rëndësishme dhe ai ka një plan për të motivuar më shumë skuadrat dhe për të rritur audiencën. Në Champions duhet të marrin pjesë 64 skuadra dhe nga Spanja duhet të futen tetë të parat. Gjashtë prej tyre me kualifikim direkt, ndërsa vendi i shtatë dhe i tetë të marrë pjesë në një fazë eliminatore. Kjo do t’u japë mundësi këtyre ekipeve që të kenë më shumë të ardhura, të investojnë më tepër për të rritur cilësinë dhe rrjedhimisht do ketë më shumë interes nga ana e tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura