Plagosja në Tiranë, sherri gjatë orës së Informatikës, shkolla merr masa për dy nxënësit

Jan 22, 2018 | 23:10
SHPËRNDAJE

Pas plagosjes që ndodhi në shkollën “Eqerem Çabej”, drejtoria e shkollës ka marrë masa për dy nxënësit që u përfshinë në sherr.

Sherri mes tyre ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit, në orën e Informatikës, fillimisht me të shara e ofendime mes Xhejms Gjurës e Franko Rrapit, e më pas deri në përdorimin e thikës.

Sipas infroamcioneve në konfliktin mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e cila aksidentalisht dhe u plagos. E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut. Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit.

Zbardhen detajet e reja për plagosjen në Tiranë, sherri nisi në orën e mësimit, vajza…

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen që ndodhi në gjimnazin “Eqerem Çabej”, në Tiranë.

Sipas “BalkanWeb” mësohet se sherri mes dy nxënësve ka nisur gjatë orës së Informatikës. Ndonëse mësuesja e lëndës e ka pasur të pamundur të ndërhyjë për të ndarë Franko Rrapin dhe djalin që më pas nxori thikën, ka qenë shoqja e klasës ajo që ka tentuar t’i ndajë. E pikërisht gjatë asaj kohe ajo është qëlluar aksidentalisht me thikë.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se i riu pas këtij akti të rëndë ka kërcënuar mësuesen e rojën e shkollës dhe është larguar me shpejtësi.

Sherri në pushimin e madh/ Goditet me thikë nxënësja në Tiranë, ja çfarë ndodhi

Zbardhen detajet e para pas ngjarjes se ndodhur sot ne shkollën e mesme “Eqerem Çabej”, ne Tirane, ku mbeti e lenduar me thike nje nxenese e kesaj shkolle.

Mësohet se nxenesja, emri i te ciles nuk behet ende i ditur u plagos me thike ne pjesen e ballit, por per fat nuk pati probleme serioze.

Policia, sipas “News 24” ka bere shoqerimin e dy personave dhe sipas te dhenave te para, mesohet se ka qene nje sherr mes dy nxenesish, qe me pas ka degjeneruar ne perdorimin e armes se ftohte.

shkolla eqerem cabej

Mesohet se nxenesja ka nderhyre te shuaje nje sher mes dy djemve, por ka marre vete nje plage thike ne balle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura