Pjesë e grupeve terroriste, kush është 32-vjeçari që u arrestua në Vlorë

Feb 15, 2019 | 18:05
SHPËRNDAJE

I kërkuari për terrorizëm në Kosovë qe u kap dje ne Vlore eshte një 32-vjeçar, i dënuar për pjesëmarrje në grupe terroriste. Ai ka tentuar që të largohet nga Shqipëria drejt Italisë, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar.

I arrestuari, Fitim Dema
I arrestuari, Fitim Dema

I arrestuari është Fitim Dema, i cili rezulton person i dënuar me burg si dhe ka arritur t’i shpëtojë një arrestimi në mars 2018. Dema, si person në kërkim, kishte arritur që të pajisej me një pasaportë false në Maqedoni.

Pas kësaj, ai ka udhëtuar drejt Vlorës me qëllim që të udhëtonte drejt Italisë me traget. Por, gjatë kontrollit në port është konstatuar se bëhej fjalë për një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo ka bërë që atij t’i vihen prangat menjëherë me qëllim ekstradimin për në Kosovë, ku do të vuajë dënimin me 2 vite e gjashtë muaj burg. “Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi, pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës Kosovë ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës, pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë, duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018″, bën të ditur Policia.

Ndërkohë, burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se fillimisht i riu është arrestuar, pasi ka rezultuar se pasaporta e tij ishte false. Dyshimet e para të Policisë Kufitare të Vlorës kanë lindur pikërisht në këtë moment kur ka rezultuar se pasaporta e tij e nxjerrë në Maqedoni ka rezultuar false, teksa ndalimi i tij është bërë në momentet kur ka tentuar të kalojë drejt Italisë, mes pikës së kalimit të kufirit në portin e Vlorës.

Në momentet e para, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit, duke mos e lejuar të kalojë kufirin, ndërsa pas verifikimeve të para, ka rezultuar se 32- vjeçari ishte një person i shpallur në kërkim nga Kosova por edhe Interpoli. Mësohet se Policia Kufitare ka njoftuar Policinë Vendore të Vlorës, ndërsa është bërë edhe arrestimi i 32-vjeçarit. Nga Policia e Vlorës mësohet se 32-vjeçari u dërgua në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura