Pistoletë, kokainë, thika e miliona lekë, “Shigjetat” i vihen pas një makine që bënte lëvizje të dyshimta. Shoferi në pranga pasi u zbulua…(PAMJET)

Oct 17, 2019 | 10:37
SHPËRNDAJE

liqeni

Tensioni qe e kapi pasi pa Policine, beri qe te kuptohej lehte se dicka fshihte. Policia e Tiranës ka vene ne pranga nje te ri qe levizte ne kryeqytet me nje makine luksoze, e brenda saj ka zbuluar arme, thika, droge e miliona leke.

Operacioni i koduar “Liqeni” u krye nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

“Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta dhe janë vënë në ndjekje të tij ku në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin si dhe bllokimin e shoferit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura