Petrit Vasili nxjerr videon e Ramës kur ishte në opozitë: Ja çfarë thoshte për ndryshimin e Kushtetutës

Sep 16, 2020 | 9:35
SHPËRNDAJE

rama vasiliNënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se më 2012, kur Edi Rama ishte në opozitë fliste për parime e konsensus, kurse sot në pushtet rrëmben e shqyen Kushtetutën.

“Ja çfarë thoshte KryeMashtruesi per Kushtetuten, ne vitin 2012, kur ishte ne opozite! (VIDEO).

Mashtruesi kur ishte ne opozite fliste per parime dhe konsensus, kurse sot ne pushtet rrëmben dhe shqyen Kushtetuten vetem me votat moniste te delenxhinjve te tij ne parlament.

Kushdo i blere, ngado qe vjen dhe qe vihet ne sherbim te ketij mashtruesi, te mendohet shume, sepse do te behet edhe ai pjese e dosjes se akuzes ndaj te ciles do te pergjigjet deri në një mashtruesi perballe popullit.

Populli mban shënim çdo gjë dhe grushtin e jep te tmerrshem!!

Shiheni VIDEON, qe flet vete dhe kuptoni gjithshka”, shkruan Vasili.

Çfarë deklaronte Rama

“Së pari nuk mund ta ndryshojmë kushtetutën copa copa sikur po arnon mëngët e një xhakete.
Së dyti nuk mund të gjej konsensusin e ndryshimit të kushtetutës në një klimë të ngarkuar me akuza dhe shpifje ndaj opozitës që synojnë të krijojnë një perceptim skandaloz se problemi nuk është korrupsioni në qeverisjen e tyre 7 vjeçare, por korrupsioni imagjinar i opozitës.
Së treti ne kërkojmë që ky debat të bëhet me seriozitet dhe të mbyllet brenda muajit shtator”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura