Peticioni për Ramiz Alinë, pas shpalljes së pluralizmit/ Kërkesat e Ilir Demalisë: Enver Hoxha, armik i popullit, hiqni yllin nga flamuri!

Jul 1, 2021 | 16:29
SHPËRNDAJE

ilir demalia-ramiz alia

PETICION

Drejtuar Presidentit Ramiz Alia nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Bon.

Ne refugjatët politiko-fetarë në Gjermani, me sy dhe mendje çdo moment nga vendi ynë, si njerëz të larguar nga ky vend si kundërshtarë të regjimit komunist dhe vijës politike të tiranit Enver Hoxha, me të drejtën morale të qytetarit, nuk mund të rrimë indiferentë për momentet që po kalon Atdheu ynë.

DOKUMENT-ILIR DEMALIA (5)

1. Partia e Punës e Shqipërisë në mënyrë urgjente duhet të japë dorëheqjen si parti në pushtet, mbasi është e diskretituar me vijën e saj politike dhe ekonomikisht e çoi vendin drejt një katastrofe kombëtare. Mbajtja e pushtetit në mënyra jo të ndershme, jo demokratike, duke mos vënë në zbatim Kartën e Helsinkit dhe dokumentet e KSBE-së ku thekson: se qeveria demokratike bazohet në vullnetin e popullit, i cili shprehet rregullisht nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të drejta. Mendojmë se këmbëngulja e PPSH për të mbajtur pushtetin, nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm se do të çojë vendin drejt një shkatërrimi total dhe të pariparueshëm, që do të jetë një gabim i pandreqshëm për popullin shqiptar në Shqipëri dhe gjysmën tjetër që jeton në Jugosllavi nën shtypjen mizore mesjetare të shovinizmit Serbomadh, pra, për mbajtjen e pushtetit nga PPSH është e interesuar vetëm Partia Komuniste Serbe.

Zoti Alia, ju bëjmë thirrje si shqiptarë, si njerëz që nuk mund të gëzojmë asnjë lloj lirie, përderisa kombi shqiptar po kalon një nga momentet më tragjike të historisë së tij, duke u shtypur në njërën anë nga barbarizmi serb dhe në anën tjetër nën pushtetin politik të PPSH. Në qoftë se ju ndjeni se keni në deje gjak shqiptari dhe më së fundi do të mendoni një moment për Shqipërinë dhe aspiratën e popullit kosovar, duhet:

a) Të jepni dorëheqjen si sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH
b) Të shtyhet afati i zgjedhjeve nëpërmjet një memorandumi që duhet të mbahet në popull, pasi partitë e porsakrijuara nuk janë në kushte të barabarta përpara zgjedhjeve me PPSH.
c) Në mënyrë urgjente dhe të padiskutueshme duhet të hiqen simbolet e komunizmit në Shqipëri:
1) Heqja e yllit nga flamuri kombëtar.
2) Vlerësimi real i figurës së Enver Hoxhës nën dritën e fakteve si armik i kombit shqiptar. d) Lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe rehabilitimin e tyre.
e) Rishikimin e historisë në këto 45 vjet duke nxjerrë të gjithë ata njerëz që mbajnë përgjegjësi për këtë proces regresiv dhe kriminal që u krijua në Shqipëri.

Kërkesat e Demalisë: Enver Hoxha, armik i popullit, hiqni yllin nga flamuri! Peticioni për Ramiz Alinë, pas shpalljes së pluralizmit
f) Feja e porsarikrijuar në Shqipëri duhet të ketë fondet e saj dhe t’i rikthehen të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar nga Partia Komuniste, pasi feja në këto momente është një ushqim shpirtëror për Kombin Shqiptar dhe kemi besim se do të luajë një rol të madh për pajtimin kombëtar që është aq i nevojshëm për këto momente.
g) Për sa i përket forumit demokratik për të drejtat e njeriut në Shqipëri, ne nuk mund t’i besojmë dhe nuk jemi dakord me këtë forum, pasi njerëzit që kryesojnë këtë forum janë njerëz që kanë pasur privilegjet më të mëdha nga PPSH dhe besnikë të saj, bile edhe nga ata që kanë punuar në organin më të errët të dhunës në MPB me funksione të larta partiake.

Mendojmë që ky forum duhet të organizohet përsëri dhe të kryesohet nga njerëz që kanë qenë të persekutuar nga regjimi komunist (ish-të burgosur politikë).

Mendojmë se vetëm kështu Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike dhe do të ketë mundësi për të ndihmuar Kosovën bonjake.

Shpresojmë dhe besojmë që këto kërkesa do të realizohen nga ju zoti Alia.

Refugjatët politiko-fetarë të Gjermanisë
Përpiluesi i peticionit,
Ilir Demalia
12-I-1991
Firma

LEXO EDHE: “Armik i betuar”, zbardhet dosja sekrete e Ilir Demalisë, si survejoheshin nga Sigurimi ambasadat e refugjatët në ’90. Çfarë shkruhej nga Berlini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura