Pësoi djegie dhe dëmtim të trurit në aksident, vdes aktorja e famshme! Jeta e shthurur mes alkoolit e drogës, si u pikas nga agjenti i filmave

Aug 13, 2022 | 10:13
SHPËRNDAJE

Aktorja amerikane Anne Heche ka ndërruar jetë një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik.

anne heche2

Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i familjes për TMZ, ku deklaroi: “Kemi humbur një dritë të shndritshme, një nënë të dashur dhe mike besnike. Anne do të na mungojë shumë, por ajo do jetë përgjithmonë mes nesh me punën e saj.”

Megjithatë ajo ende po mbahet në aparatura për të mundësuar që disa organe të saj të dhurohen.

53-vjeçarja ishte në koma për një javë, pasi makina e saj përfundoi brenda një banese dykatëshe në Los Angeles dhe u përfshi nga flakët.

59 zjarrfikësve iu deshën më shumë se një orë për ta shuar plotësisht zjarrin në mjetin e saj. Shtëpia dykatëshe ku ajo u përplas u bë “e pabanueshme”.

anne-11

Përveç djegieve, aktorja pësoi “dëmtim të rëndë anoksik të trurit (mungesë e furnizimit me oksigjen)”,  tha familja e saj.

Aktorja e ndjerë ka “vdekur ligjërisht”, por do të mbahet përkohësisht në aparatura për të kontrolluar nëse organet e saj jetësore mund të dhurohen.

Heche ka lindur në vitin 1969 në Ohio dhe familja e saj u zhvendos shumë herë gjatë fëmijërisë së saj.

Kur ishte 13 vjeçe, babai i saj vdiq nga HIV/Aids. Në librin e saj të kujtimeve të vitit 2001, Call Me Crazy, ajo tha se i ati e kishte përdhunuar vazhdimisht kur ishte fëmijë.

Në intervistat për promovimin e librit, ajo tha se abuzimi seksual nga babai e bëri si të “çmendur” për në 31 vitet e para të jetës së saj dhe se kishte krijuar një botë surreale të quajtur “Dimensioni i Katërt” për ta bërë veten të ndihej e sigurt.

anne heche3

Tre muaj pas vdekjes së babait të saj, vëllai i saj vdiq në një aksident automobilistik, për të cilin ajo besonte se ishte vetëvrasje.

Nëna e saj kundërshtoi pretendimet Anne se i vëllia kishte vrarë veten dhe se i ati e kishte përdhunuar, ndaj marrëdhëniet mes nënë e bijë u prishën.

Kur familja e saj u zhvendos në Çikago, Heche u pikas nga një agjent talentesh gjatë një shfaqje në shkollë.

Ajo u bë e njohur në fund të viteve 1980 për portretizimin e binjakëve Vicky Hudson dhe Marley Love në telenovelën Another World. Rolet i dhanë asaj një çmim Emmy Daytime dhe dy Çmime Soap Opera Digest.

Heche  johnny depp

Heche u bë më i njohur në fund të viteve 1990, kur luajti rolin e Maggie në filmin Donnie Brasco, së bashku me Johnny Depp. “Ishte si në parajsë të punoje me Depp”, tha ajo në një intervistë.

Në vitin 1997, pasi kishte pasur romanca vetëm me burra, ajo u lidh moderatoren amerikane Ellen DeGeneres.

Çifti thanë se do të merrnin martoheshin, por u ndanë tre vjet më vonë.

Heche ellen

Heche më vonë u përball nga probleme të shëndetit mendor dhe thuhet se luftoi me përdorimin e drogës, në një moment u shtrua në spital pasi parkoi në një autostradë në Kaliforni dhe eci në shkretëtirë.

Në vitin 2001, Heche u martua me “Coley” Laffoon, një kameraman të cilin e takoi në turneun stand-up të DeGeneres dhe u bënë prindër të një djali, përpara se të divorcoheshin gati gjashtë vjet më vonë. Thuhet se ajo la bashkëshortin për kolegun me të cilin aktori në Men in Trees, James Tupper dhe në vitin 2008 përfaqësuesi i saj konfirmoi se aktorja ishte shtatzënë me djalin e saj të dytë. Çifti u nda në vitin 2018.

Ajo mori një nominim për Emmy për rolin e saj si Roëeena Laëson në filmin televiziv Gracie’s Choice në vitin 2004, për një vajzë adoleshente që përpiqet të rrisë vetë vëllezërit e motrat e saj pasi nëna e tyre e varur nga droga dërgohet në burg.

Në të njëjtin vit, ajo u nominua për aktoren më të mirë në çmimet Tony, pasi luajti me Alec Baldëin në një prodhim të Broadëay të Shekullit XX.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura