‘Peshk i madh’/ Arbër Çekaj kërkoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ja çfarë ndodhi sot në gjyqin e tij

Feb 19, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Arbër-Çekaj-në-gjyq

Gjykata e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish gjyqin për Arbër Çekajn.

Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pendehurve por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri.

Sipas avokatit Maks Haxhia, CD me përgjime i vënë në dispozicion nga prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë.

Kjo seance u ndoq edhe nga nje perfaqesues i ambasadës amerikane. Ishte vetë Çekaj i cili ka kërkuar në gjyqin e tij përfaqësues të ambasadës së SHBA, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”.

Seanca e radhës do të mbahet në 4 mars.

LEXONI ME SHUME KETU

http://www.panorama.com.al/donald-lu-e-quajti-peshk-te-madh-arber-cekaj-del-sot-me-nje-kerkese-ne-gjyq-te-vije-ketu/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura