Donald Lu e quajti ‘peshk të madh’, Arbër Çekaj del sot me një kërkesë në gjyq: Të vijë këtu…

Feb 5, 2020 | 12:37
SHPËRNDAJE

Arbër Çekaj në gjyq

Bleona Metushi/ Arbër Çekaj kërkoi sot nga salla e gjyqit që përfaqesues të ambasadës amerikane dhe gjermane te jenë të pranishëm në procesin ndaj tij.

Duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”, Çekaj u shpreh se kërkonte te ishin të pranishëm për të parë që “gjyqi është fars”.

“Drejtuesi i ambasadës amerikane me ka konsideruar peshk të madh, duke iu referuar të dhënave të prokurorisë. Kërkojë që e nderuara ambasadë të jetë e pranishme për të kuptuar se kush është pesh i madh dhe kush jo. Kush merret me kokainë e kush me banane. Meqë kanë investuar shumë në SPAK”, tha Çekaj.

Seanca e sotme ku pritej të lexohej mbrojtja dhe jepej vendimi u shty për mungesë të mbrojtjes. Kjo është e disa herë qe shtyhet në këtë fazë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura