Përplasje edhe te Ekonomia, Braçe mbyll seancën pa nisur mirë, Balliu: Të fala…

Jun 20, 2018 | 12:04
SHPËRNDAJE

Edhe mbledhja e komisionit te Ekonomise eshte perfshire nga debatet kete te merkure, ku ka pasur perplasje mes deputetit te PD Klevis Balliu dhe kryetarit te komisionit, Erjon Brace. Ky i fundit nuk ka duruar qe demokrati i ka nderprere fjalen dhe i ka mbyllur punimet e seances pa diskutuar pr ligjet, teksa ka paralajmeruar deputetin e PD se nuk zhvillohen me mbledhje te komisionit sa te jete ai prezent ne salle.

sherri ne kom

JA DEBATI

Balliu: Zoti kryetar, cfarë justifikimi ke për 129…

Brace: Ore do rrish tani të mbaroj unë fjalinë?

Balliu: Mbylle tashi…

Brace: Mbledhja mbyllet këtu

Balliu: Po të fala mbylljes e kujt të dush, përgjigju këtyre letrave këtu.

Brace: Nuk bëhet më mbledhje sa herë të jesh ti, kaq e thjeshtë

Balliu: Më e lehtë është, më shumë shanse ka unë të hyj këtu brenda se sa të hysh ti.

Brace: Ja e shofim, pa merak, e shofim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura