Përplasi dy të moshuar, arrestohet 26-vjeçari. Policia: I dehur në timon

Aug 3, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Arrestohet 26-vjeçari, që aksidentoi dy të moshuar në rrugën Kamëz-Tiranë. Policia e Tiranës ka bërë me dije se ai ka qenë i dehur në timon.

Foto ilustruese, arrestim
Foto ilustruese, arrestim
“Aleks Arriku, me banim në Tiranë, ka aksidentuar në rrugën Kamëz-Tiranë shtetasin 73-vjeçar me iniciale I.Sh dhe bashkëshorten e tij 66-vjeçare, N.Sh”- njofton policia.

Sipas saj, ai duke dretjuar mjeti tip “Benz” me targë TR4048T, në gjendje të dehur, ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë elektrike në trotuar.

Të moshuarit ndodhen në spital, për fat jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura