Përndjekje, plagosje e dhunë, policia i vë prangat disa personave. Mes tyre babai që bëri për spital djalin e tij

Feb 27, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një femër, të cilës i ishte kthyer në makth. Ai nuk ishte ndalur as pas denoncimit të parë që e reja kishte bërë dhe ku kishte marrë edhe urdhër mbrojtje.

pranga12-587x389

Por së fundmi, 44-vjeçari e ndiqte këmba këmbës këtë shtetase duke mos e lënë të qetë në jetën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykates, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në menyrë të përsëritur një shtetase”, tha Policia.

Në prangat e bluve të Tiranës ra edhe shtetasi G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë djalin e tij shtetasin G. V. Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa efektivët e Komisariatit Nr.5, arrestuan në flagrancë M. D., 39 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur në anë të një thike shtetasin Dh. D.

Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë ndalimi i shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 25.02.2021, pas një konflikti ka goditur me grushta shtetasin B. B.

Ndërkohë, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura