Përmbytjet/ Shkodra ende nën pushtetin e ujit, 4958 ha të izoluara. Kërkohet furnizim me ujë

Mar 22, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Bashkia Shkodër ka informuar për situatën deri në mëngjesin e sotëm për sa i përket përmbytjeve në këtë zonë.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 22 mars 2018, paraqitet si me poshtë:

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur  mbi  4958 Ha.  Në detaje paraqitet si më poshtë:

basha ne shkoder permbytje

Njësia Administrative Dajç: 1750 ha

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Ne disa shkolla   ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji.

Kane rene disa shtylla te energjise elektrike ne rrugen e Dajcit . Kerkojme nga OSHEE     nderhyrje emergjente duke marre masat perkatese.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Jane mbi 300 shtepi te rrethuara nga uji. Kerkohet furnizim me uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 jane jashte funskionit. Kerkohet furnizimi me uje te pijshem per   banoret dhe nevojiten çizme te gjata per banoret.Lagjia Gorice eshte totalisht e izoluar. Jane 177shtepi te rrethuara nga uji , 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .

Stacioni i pompave te Ujesjellesit ne Trush si pasoje e permbytjeve eshte jashte funskionit. Jane 100     shtepi te rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :

Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndersa ne ate te Çasit paraqiten shume probleme..Kerkohet nderhyrje emergjente. Rruga nacionale eshte e pakalueshme.

Fshati Luarz eshte pa energji elektrike.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume veshtiresi kalohet me makine ushtrie , ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetem me varke.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkoder ka bere evakuime te banoreve dhe gjese se gjalle kur jane paraqitur nevoja.  Ne kete moment jane 69 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkoder ka bere te mundur edhe levizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afermit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

Koncentrat 110

Bar i thatë 50 t

Baza ushqimore e ardhur nuk eshte e duhura(ka ardhur elb).

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Bashkia e Shkodrës tregon situatën dhe zonat më problematike: Vijon pushteti i ujit

Bashkia Shkodër ka informuar  për situatën deri në pasditen e sotme për sa i përket përmbytjeve në këtë zonë.

foto ilustruese
foto ilustruese

“Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Në 2 shtëpi ka hyrë uji me rreth 10 cm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi data 18 mars 2018

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri ne oren 16.00 te dates 18 mars 2018, paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2540 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç:
Deri në këto momente, janë mbi 900 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 300 ha, fshati Shirq 250 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Dajç (kënetë) 130 ha, fshati Darragjat 50 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 25 ha, fshati Belaj 20 ha..Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.63cm dhe ka tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foragjere dhe jonxhe 283 ha
2. Bime dekorative 10 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 5 ha
5. E pakultivuar 481.5 ha
Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.
Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 140 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
2. Grurë 3 ha
3. E pakultivuar 112 Ha
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 20 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të
cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 45 t (10 t Nj.ad Ana e Malit, 30 t Nj.ad Dajç , 5 t Nj.ad.Rrethina)
2. Bar i thatë 10 t (10 t Nj.ad Ana e Malit)

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga komunikimi elektronik me Institucionin e Prefektit jemi njoftuar se nesër me date 19.03.2018 nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes janë siguruar rreth 20 tonë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura dhe kërkohet plani i shpërndarjes.

Për sa më sipër ju bëjmë me dije se nevojat e fermerve nuk i përmbush sasia e pamjaftueshme dhe e vonuar e ardhur, pasi numri i fermerëve në zonat e përmbytura është 277 me tendencë rritjeje dhe nga kohëzgjatja e situatës së emergjencës.
Plani i magazinimit dhe shpërndarjes së sasisë së ofruar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është si më poshtë :
10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tone pranë Konviktit “Safet Spahiu”. Kjo sasi e destinuar për nj.ad Ana e Malit.
10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tonë në nj.ad Dajç Kjo sasi e destinuar për nj.ad Dajç .
Në rast moskalimi me mjetet e larta të ushtrisë në fshatin Obot , 4 t nga sasia e magazinuar në Konviktin “Safet Spahiu”, do të magazinohet në nj.ad Dajç , për tu shpërndarë me varka.
Sasia prej 20 t koncentrat do tu shpërndahet 277 fermerve në varësi të llojit të gjësë së gjallë. Bashkia Shkodër disponon listat e fermerve dhe gjësë së gjallë.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Njoftimi i plotë

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 16.00 të datës 17 mars 2018, paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2410 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç:
Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit dhe ka tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foragjere dhe jonxhe 283 ha
2. Bime dekorative 10 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 5 ha
5. E pakultivuar 481.5 ha
Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot nuk mund të kalohet me mjetet e larta të ushtrisë.Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Famullinë e Obotit kanë bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm me 420 bidona ujë për banorët.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.
Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 140 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
2. Grurë 3 ha
3. E pakultivuar 112 Ha
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 10 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të
cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e
përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 45 t (10 t Nj.ad Ana e Malit, 30 t Nj.ad Dajç , 5 t Nj.ad.Rrethina)
2. Bar i thatë 10 t (10 t Nj.ad Ana e Malit)

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura