“Perla e Adriatikut”- Rama nxjerr pamjet nga plazhi i Darzezës: Po bëhet gati për sezonin veror

May 8, 2024 | 8:39
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit veror, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamjet nga plazhi i Darzezës në Fier.

plazh i darzezes

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ky plazh është duke u përgatitur për sezonin veror. Në pamjet e publikuara nga Rama shihen disa punëtorë, të cilët po bëjnë pastrimin e zonës.

Kryeministri thotë se Adriatiku është një perle, që pak është zbuluar deri më tani.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura