Përjashtimi nga komisionet parlamentare/ Gazetarët protestojnë para Kuvendit: Po cënohet puna jonë. Pse kanë frikë deputetët?! (FOTO)

Jun 9, 2021 | 9:50
SHPËRNDAJE

Gazetarët e televizioneve dhe shtypit të shkruar protestuan sot para godinës së Kuvendit të Shqipërisë kundër vendimmarrjes së Byrosë së Parlamentit që i përjashtoi nga aksesi në komisionet parlamentare.

Gazetarët firmosën një draft-kërkesë, të cilën thanë se do t’ia dërgojnë Kuvendit, ambasadave, OSBE-së, Avokatit të Popullit, Kryeministrisë, dhe Presidentit. Ata e konsiderojnë vendimin si cenim të punës së tyre, transparencës dhe kundër interesit të publikut.

Gazetari i “Panoramës” Mariglen Kume u shpreh: “Një vit e gjysmë më parë ne kemi qenë në një Konferencë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë. Në argumentet që kanë dhënë deputetët në Shqipëri, thonë që kështu ndodh edhe në vendet e tjera. Në BE na bëhej vetëm një check-in pastaj ne kishim të drejtë të merrnim në intervista këdo që ishte në interes të publikut. I bëj thirrje të tërhiqen pasi nuk është në shërbim të transparencës!”

Ndërkaq gazetari i “News 24” Osman Stafa tha se: “Të gjithë e dimë që të bësh gazetari sot është shumë e vështirë, informacioni është centralizuar. Pse kanë frikë deputetët dhe cila është arsyeja pse është marrë ky vendin?! Kryesia e Kuvendit është i vetmi vend ku mund tu drejtojmë një mikrofon politikanëve?”

Fiorela Beleshi e “Ora News” deklaroi: “Vendimi bie në kundërshtim me interesin tonë dhe lirinë tonë. Si mund të japin llogari të gjithë parlamentarët që do të jenë në shtator? Këtë vendim e kanë marrë disa deputet që nuk u votuan nga populli. Kemi reagime të dobëta edhe nga ana e PD. U bëjmë thirrje edhe ndërkombëtarëve për të reaguar. I bëj thirrje PS-së të tërhiqet”.

gazetare 2 gazetare 3 gazetare 4 gazetare 5 gazetare 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura