Përgjimet fundosën numrin dy të PS-së në Durrës, Gjykata jep vendimin për nëndrejtorin e Kadastrës

Aug 14, 2019 | 17:25
SHPËRNDAJE
Gjykata e Durresit ka vendosur sot detyrim paraqitje per nendrejtorin e Kadastres se Durresit, Arben Isaku.
Ky i fundit akuzohej per vepren penale te falsifikimit dhe shperdorimit te detyres.
Po ashtu e njejta mase eshte dhene edhe per dy te arrestuarit e tjere, specialistin F. Rexho. dhe ekonomistin R.K.
Isaku nje dite me pare u vetedorezua ne polici pasi ishte shpallur ne kerkim prej disa ditesh.isaku
Përgjimet qe e “fundosen” 
Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Isakut, R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndaluar, ndërkohë është shpallur në kërkim F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në këtë institucion.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura