Përfundon vizita e Kerry-t në Tiranë, avioni i sekretarit largohet nga Rinasi

Feb 14, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Tiranë orën 9:45 në Tiranë në një vizitë që zgjati rreth 4 orë. Kerry u prit nga Nishani në aeroport dhe nga ambasadori Lu, më pas u nis drejt Kryeministrisë, ku takoi Bushatin dhe Kryeministrin Rama. Pas tyre takoi kreun e opozites, Lulzim Basha dhe me pas shkoi ne Muzeun Kombetar ne takimin me te rinj nga shoqeria civile.

Basha-Kerry

Ora 13:58

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry largohet nga Shqiperia. Avioni me te cilin ai udheton u ngrit ne fluturim nga aeroporti i Rinasit.

avion-2 kerrii kerri-4

Ora 13:54

Sekretari Amerikan i Shtetit ka mbërritur në aeroportin “Nene Tereza” dhe pritet qe te niset nga momenti ne moment per ne SHBA.

Ora 13:20 

Ka perfunduar edhe takimi i sekretarit amerikan me shoqërinë civile ne Muzeun Kombetar. Ai u takua me nje grup te rinjsh ku diskutoi mbi nevojat dhe politikat antidiskriminuese ndaj grupimeve te margjinalizuara si LGBT.

Ora 12:30

Kerry perfundon takimin me kreun e opozites, Lulzim Basha. Ai u nis per takimin me shoqerine civile ne Muzeun Kombetar.

Ora 12:15

Kerry nis takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ora 12:00

Pas konferences per shtyp me kryeministrin Rama, sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka vijuar rrugen ne kembe deri ne Hotel Rogner, ku nisi takimin me kreun e PD-se, Lulzim Basha, i cili shoqerohet nga kater deputete.

basha kerry

Ora 11:00

Sekretari Amerikan i Shtetit ka takuar tashmë kryeministrin Rama dhe pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët. Gjate shoqerimit, Rama i ka treguar zyrtarit te larte amerikan edhe zyren e tij ku bien menjehere ne sy zbukurimet e ngjitura ne mur. John Kerry takohet ne kryeministri edhe me Pandeli Majkon.

john-kerry-rama-1

Ora: 10:18

Sekretari amerikan i Shtetit ka mberritur ne Kryeministri, ku pritet qe fillimisht te kryeje nje takim me ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati dhe me pas me kryeministrin Rama.

 

Kerry-Bushati2

kerry nishani rinas1

Ora 9:58

Përfundon takimi i sekretarit amerikan te shtetit, John Kerry me Presidentin Nishani.

Takimi zgjati vetem pak minuta dhe u krye te shkallet e avionit me te cilin mberriti Kerry. Ishte takim i shpejte, ndoshta edhe per shkak te voneses prej 45 minutash te mberritjes se sekretarit amerikan ne Shqiperi.

Kerry-MberrinOra 9:55

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka zbritur nga avioni në Rinas dhe u prit nga Presidenti Nishani.

Kerry dhe Nishani, kane nisur te bisedojne që në shkallet e avionit, dicka e pazakonte ne takimet e meparshme zyrtare.

Avioni KerryOra: 9:45

Ka prekur token shqiptare avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Kerry mbërriti 45 minuta me vonese nga orari i parashikuar ne axhende. Ne pritje te tij ne aeroport ndodhet Presidenti Nishani, i shoqeruar nga ambasadori Lu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura